Ashtu siç paralajmëruan sinoptikanët java do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut të cilat do të ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesisht në Europën Perëndimore.
Shqipëria do të jetë më pak e prekur nga këto masa, por dy ditë do të jenë shumë të nxehta. Bëhet fjalë për sot dhe të mërkurë. Termometri do të shënojë temperaturën maksimale 37°C.
Moti sot do të jetë i kthjellët e vranësirat kalimtare do të jenë prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës dhe pasdites.