INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni kuriozë?! Ja për çfarë e përdorin internetin shqiptarët [FOTO]

Jeni kuriozë?! Ja për çfarë e përdorin internetin shqiptarët [FOTO]

Publikuar më: 11:23 14-05-2019

Përdorimi i internetit është kthyer në një domosdoshmëri dhe për shqiptarët. Po e keni menduar ndonjëherë se për çfarë e përdorin më shumë internetin? Sipas një ankete të realizuar sëfundmi me 2000 përdorues, 59% kanë raportuar se më shumë në internet hyjnë për të qenë aktiv në rrjetet sociale, 38% e përdorin për të telefonuar ose për të bërë video thirrje, po nga rrjetet sociale, ndërsa 24% e përdorin për të shkarkuar muzikë, filma apo video të ndryshme.

Ndër rrjetet sociale që shqiptarët përdorin më shumë janë Facebook dhe Instagram.

Gjatë viteve të fundit vihen re zhvillime dinamike në lidhje me internetin në vendin tonë. Duke bërë një krahasim nga e njëjta anketë e realizuar në 2016 dhe asaj të vitit 2018, vihet re se ka rritje të numrit të përdoruesve. Në 2018 kanë deklaruar se lundrojnë në internet 63% e shqiptarëve përkundrejt 49% të atyre që raportuan se ishin përdorues në vitin 2016. Gjithashtu është rritur përdorimi i internetit në zonat rurale. Sa i përket aparateve celularë numri i smartphonave të shitur është më i lartë. Në vitin 2016 vetëm 40% e qytetarëve deklaronin se kishin një smartphone, ndërsa dy vjet më pas janë 64% e të anketuarve, që zotërojnë një të tillë.

Një fakt interesant është se përdorimi i internetit në Shqipëri e kalon me 10 pikë % mesataren botërore, ku 63% e popullsisë në Shqipëri është përdoruese internetit kundrejt mesatares botërore që është vetëm 53% referuar statistikave të 2018 nga Global Digital.

foootiint.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026049613952637