Dy programe të njohura europiane vijnë në Tiranë për të gjithë studentët dhe të rinjtë që janë të interesuar në fushën e menaxhimit, ndërtimit të një biznesi.
Programet Betapitch Tirana dhe Creative Business Cup kanë për qëllim këshillimin dhe trajtimin e të rinjve në fushën e planifikimit.
Në auditoret e Universitetit Marin Barleti pritet që personalitete të njohur nga fushata të ndryshme të ekonomisë apo workshop-e të ndihmojnë të rinjtë në krijimin e ideve apo ndarjen e eksperiencave.
Debatin e madh global nëse sipërmarrja mund të mësohet dhe implementohet, UMB e përkrah duke i mbështetur sipërmarrësit e rinj në shumë forma, në mënyrë që ata të arrijnë të bëjnë diferencën në treg.