INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Jeni vari llamarinën...’ Rama shpërthen kundër opozitës pas ikjes së Tahirit nga Kuvendi

‘Jeni vari llamarinën...’ Rama shpërthen kundër opozitës pas ikjes së Tahirit nga Kuvendi

Publikuar më: 10:54 03-05-2018

Saimir Tahiri ndezi debatin politik në kuvend. Edi Rama edhe pse nuk përmendi emrin e Saimir Tahirit për asnjë çast, ka lëshuar akuza të forta në adresë të PD dhe LSI. Opozitë pa asnjë shpresë e pa alternativë, ndërsa në kuvend qëndronin deputetë të LSI sepse demokratët u larguan nga Kuvendi, Edi Rama tha se PS rron në pushtet 1 mijë vjet me këtë opozitë. Madje nuk ka munguar as fjalori i rëndë.

Edi Rama:
“Të gjitha ata që me mandat politik apo kanale mediatike bëjnë deformimin, shtrembërimin dhe manipulimin e të vërtetave tona. Është bërë e udhës tani që raportet e DASH ti dëgjojmë nga simotra jonë e humbur në drejtim të paditur LSI. Kemi dhe shokun tonë Luanin e LSI që të dalë e të na informojë çfarë thotë DASH për ne, por nuk ka qenë e largët dita kur raportet e BE kishin në faqet e tyre emra dhe mbiemra, jo fenomene. Kryetari vulëhumbur i kësaj opozite ka qenë me emër dhe mbiemër në raportin e progresit, jo si hero, por si pengesë, një tjetër kryetar i simotrës të simotrës së simotrës ka qenë po ashtu me emër e mbiemër, jo si dëshmor i progresit, por si pengesë e progresit. Ndërkohë që sot kemi një raport progresi, që nuk është i radhës, por dokument që mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë pa kushte. Opozita ka vizion çizme dhe miell idesh, kush gjuan më fort dhe kush shan më zë më të lartë atëherë vari llamarinën”.
Ai sulmoi me emra deputetet e LSI-së, Petrit Vasili e Luan Rama.
Edi Rama:
“Këta nuk janë për gol, por kur u vjen topi na gjuajnë nga këmbët. Titi dhe Luani nuk kanë lidhje me zonën e rreptësisë, mund të marrësh seriozisht Titin? Si ta marr, bëj përpjekje se e kam gjysmë patriot, ca të bëj, megjithatë. Në zonën e rreptësisë është Monika me çizme në dorë për ti gjuajtur arbitrit”.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664