INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jepet masa e sigurisë për të riun Fabian Muçollari, që vrau bashkëmoshatarin [FOTO]

Jepet masa e sigurisë për të riun Fabian Muçollari, që vrau bashkëmoshatarin [FOTO]

Publikuar më: 11:01 16-09-2016

Është mbajtur pa praninë e kamerave seanca gjyqësore ndaj 17 vjeçarit Fabian Muçollari që vrau bashkëmoshatarin e tij Fabio Hila në Pogradec. Për vrasësin është marrë masa e sigurisë “arrest me burg”.
Mësohet se në seancë Fabiani ka qënë shumë gjakftohtë. Në seancë ka qënë dhe babai i tij, por ka qëndruar gjatë gjithë kohës kokëulur dhe nuk ka thënë asnjë fjalë. Fotot janë siguruar nga Newsbomb.
Avokatja e 17 vjeçarit Donika Aliçkolli nuk është paraqitur në seancë dhe as ka dhënë një shpjegim për këtë dhe është zëvendësuar me Pirro Kotonika.
17-vjeçari ka rrëfyer me para trupës gjykuese gjithë krimin. Sipas dëshmisë së tij, e gjitha ka ndodhur brenda një ore dhe pas debatit të bërë në Facebook me viktimën, autori ka shkuar dhe e ka qëlluar me armë. Muçollari ka thënë se ka qenë vetë viktima Hila që i ka kërkuar të takoheshin, i ka treguar vendodhjen dhe i ka dhënë edhe numrin e celularit. Pas këtij momenti, 17 vjeçari ka shkuar në lokal, ka qëlluar fillimisht në ajër me armë zjarri e më pas e ka qëlluar me plumb në zemër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279