INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jetimoret do kthehen në qëndra ditore, fëmijët në familje kujdestare

Jetimoret do kthehen në qëndra ditore, fëmijët në familje kujdestare

Publikuar më: 15:07 26-05-2016

Qëndrat rezidenciale ku qëndrojnë fëmijët jetimë priten të mbylljen. Ky vendim iu është bërë publik krerëv të Bashkive të vendit nga Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi. Ai iu ka kërkuar vendorëve, që të kujdesen që fëmijëve tu gjenden familje kujdestare. Madje Klosi iu ka vënë dhe në afat kohor një vjeçar për realizimin e planit të ri.

Pjesë nga fjala e Klosit:

"Kemi shumë vite që flasim, kemi vite e vite që themi, por vetëm me një përpjekje të fortë në këto vite kemi trefishuar numrin e familjeve kujdestare. Nëqoftëse para dy vjetësh ishin 60 sot janë 180. Nëqoftëse vazhdojmë me këtë ritëm dhe me këtë sforco dhe me një punë më të përqëndruar ne realisht mund të realizojmë që në fund të viti të kemi një reduktim maksimal të fëmijëve që janë rezidencial në qëndrat tona.”

Ndërsa drejtuesit e bashkive kanë kërkuar më shumë fonde për të zbatuar këtë masë të re.

Këto ndërhyrje të shtetit vijnë pas skandalit në jetimoren e Shkodrës, ku tre të mitura janë përdhunuar dhe shumë të tjerë janë dhunuar fizikisht.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436