INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më vdekje! Minatorët marrshojnë të martën, politikanët ndalohen...

Jo më vdekje! Minatorët marrshojnë të martën, politikanët ndalohen...

Publikuar më: 12:55 16-04-2018

Me dhjetra minatorë kanë humbur jetën në vendin e punës. Për këtë arsye Konfederata e Sindikatave e indinjuar nga situata dhe indiferentizmi i shtetit ka vendosur që ditën e nesërme të mbajnë së bashku me minatorët një marrshim drejt Bulqizës, e cila është dhe miniera që së fundmi brenda dy javësh ka marrë dy jetë njerëzish.

KSSH në njoftim thotë se në këtë marrshim nuk pranohen politikanët me argumentin se pronarët e minierave janë të lidhur ngushtë me politikanë të të gjitha ngjyrave. “Ky marshim për asnjë arsye nuk duhet të politizohet, ndaj ju bëj thirrje të gjithë politikanëve dhe drejtuesve vendorë të kujtdo partie qofshin të mos tentojnë të infiltrohen në protestën tonë legjitime,” shkruhet në njoftim.
Përgjatë marrshimit do kërkohet më shumë siguri për minatorët në punë dhe miratimin e statusit të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436