INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo të gjitha qeset ndalohen! Ekspertët sqarojnë keqkuptimet...

Jo të gjitha qeset ndalohen! Ekspertët sqarojnë keqkuptimet...

Publikuar më: 15:41 06-07-2018

Që në nisje të muajit, produktet nuk duhet të ambalazhohen me qese. Po këtu nuk bëhet fjalë për të gjitha llojet. Ekspertët e plastikës sqarojnë me detaje, pasi ka patur shumë keqkuptime mes konsumatorëve dhe tregtarëve. 

Qeset që lejohen për paketime duhet të kenë trashësi mbi 35 micron, pasi ato që e kanë atë më të ulët kanë dalë nga qarkullimi. Këto të fundit nuk treten dhe bëhen shkak për bllokimin e kanaleve, por ndikojnë dhe në ndotjen e mjedisit. Ndaj për këto arsye ato nën 35 micron, nuk do përdoren më.
Sipas përfaqësuesit të kompanive të plastikës, Vullnet Haka duhet që qeset të kenë në përmbajtje aditiv biodegradues që të mundësojnë vetëdegradimin e qeses në natyrë në jo me pak se 36 muaj. Qeset që duhet të përdoren duhet të kenë të stampuar në një pozicion të dukshëm të dhëna të sakta për të realizuar gjurmueshmërinë e produktit dhe konkretisht, emrin e prodhuesit apo importuesit, shenjën e riciklimit, atë të ripërdorimit, llojin e lëndës së parë të përdorur, aditivin biodegradues që përmban dhe datën e prodhimit.
Nga këto ndryshime thonë specialistët, bëjnë përjashtim qeset plastike të përdorura për qëllime higjeno-sanitare, si qese e thasë për mbajtjen dhe transportimin e mbeturinave.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333