INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm largime, kush po kërkon azil në Kosovë

Jo vetëm largime, kush po kërkon azil në Kosovë

Publikuar më: 14:28 05-03-2019

Krahas të rinjve të cilët duan të largohen nga Kosova për një jetë më të mirë, ka edhe të huaj të cilët kanë aplikuar për të fituar azil në këtë shtet.Janë mbi 500 të huaj nga vende të ndryshme të botës të cilët gjatë 2018 kanë aplikuar për azil.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme shprehen se arsyet kryesore që këta persona kërkojnë azil në Kosovës, janë luftërat në vendet e tyre, por nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, si ato ekonomike e të tjera.Më parë, numri i azilkërkuesve nuk ishte edhe shumë i madh dhe zakonisht Kosovën e shfrytëzonin si një vend transit dhe jo për destinacion, kurse tani duket se situata ka ndryshuar.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këtë vit ka një numër dukshëm më të madh të atyre që e duan Kosovën për vendstrehim.“Në vitin 2017 i kemi pasur 147 aplikues/azilkërkues, ndërsa në vitin 2018 deri me datë 12.12.2018 i kemi 501 aplikues/ azilkërkues. Nëse i krahasojmë këto vite, i bije që në vitin 2018 i kemi pasur 354 aplikues/azilkërkues më shumë”, nënvizohet në statistikat e MBP-së.Ndërkohë që institucionet përgjegjëse të Kosovës në Qendrën për Azil kanë akomoduar 38 azilkërkues nga vende të ndryshme.

Persona të cilët hyjnë në Kosovë dhe paraqiten në polici si azilkërkues, menjëherë iu ofrohet mbrojtja ligjore.Sipas Ligjit për Azil, neni 11 thotë se “azilkërkuesi mund të kërkojë azil në një gjuhë të cilën ai ose ajo e kupton. Azilkërkuesi në një afat pesëmbëdhjetë (15) ditor që nga paraqitja e kërkesës për azil do të informohet lidhur me procedurën e azilit, të drejtat dhe detyrimet në procedurën e tillë, si dhe për të drejtën të kontaktojë UNHCR-në dhe ndonjë Organizatë Joqeveritare të cilat iu ofrojnë ndihmë azilkërkuesve”

Article Logic
Execution time: 0.0034301280975342