INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm politikanët, por dhe shumica e banorëve europianë s'na duan në BE! Habitin gjermanët...

Jo vetëm politikanët, por dhe shumica e banorëve europianë s'na duan në BE! Habitin gjermanët...

Publikuar më: 10:54 30-04-2019

Jo vetëm disa liderë të superfuqive europiane nuk duan të jemi pjesë e Bashkimit Europian, por dhe banorët e thjeshtë. Janë jo pak po rreth 44% e europianëve të anketuar të shteteve të unionit që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet familjes euroatlantike. Kurse 23% kanë shprehur dëshirën që vendi ynë të jetë pjesë e BE-së. Anketa është kryer nga “Yougov”, një kompani ndërkombëtare me qendër në Londër, për kërkime në treg dhe kërkime analitike.
Banorët e vendeve anëtare të BE-së janë pyetur dhe për shtete e tjera të Ballkanit, por norma e pëlqimit është më e ulët për shqiptarët krahasuar me fqinjët. Mes vendeve kandidate Shqipëria është e para më pak e preferuar nga banorët e Evropës dhe e dyta renditet Kosova. Pyetjeve të anketës i janë përgjigjur qytetarët e ndryshëm të 7 vendeve të Bashkimit Europian.
Vendet e anketuara janë, Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Britania e Madhe. Anketa është kryer në muajin Dhjetor të 2018.
Banorët që na duan më pak janë francezët, pasi vetëm 13% e tyre na shohin si pjesë të BE-së. Bëjnë pak habi gjermantë, pasi rezultojnë të dytët që nuk na dëshirojnë. Vetëm 21% e tyre janë dakord që Shqipëria të jetë pjesë e unionit.
Është e qartë se më shumë se gjysma e francezëve dhe gjermanëve nuk na duan në Bashkimin Europian. Suedezët dhe norvegjezët me 31% dhe 32% të qytetarëve janë ata që na duan më shumë mes vendeve europiane të anketuara.

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984