INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“JO ZGJEDHJE”, pritet të plasë dhe në Kavajë/ Opozita lë afat deri në orën 16

“JO ZGJEDHJE”, pritet të plasë dhe në Kavajë/ Opozita lë afat deri në orën 16

Publikuar më: 08:23 19-06-2019

Bashkitë me drejtues të djathtë e kanë ndarë mendjen duan të pengojnë me çdo mënyrë zhvillimin e zgjedhjeve. Ato kanë nisur një për lirimin e ambjenteve zgjedhore dhe thonë se do t’i binden dekretit të presidentit Ilir Meta që anulloi 30 qershorin.

Aksioni i është bashkuar sot edhe bashkia Kavajë, e drejtuar nga demokrati Isa Sakja.
Mbështetës të opozitës janë mbledhur përpara KZAZ-së. Protestuesit i kanë lënë afat policisë që të lirojë ambjentet deri në orën 16:00. Në të kundër do veprojnë me forcë.
Në Shkodër dhe Tropojë për dy ditë me radhë janë regjistruar përplasje të forta dhe policia ka njoftuar se janë arrestuar 4 persona në Shkodër dhe 7 në Tropojë.

Article Logic
Execution time: 0.0022168159484863