INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jorgos Zani: Ja përse e vrava 12 vjeçarin në Vlorë

Jorgos Zani: Ja përse e vrava 12 vjeçarin në Vlorë

Publikuar më: 15:17 22-08-2016

5 ditë nga krimi makabër, ku 31 vjeçari Jorgos Zani vrau të afërmin e tij 12 vjeç, duke i prerë kokën ka thënë vetëm dy fjalë. “E vrava se më mërziti”. Kaq ka deklaruar Jorgos Zani përpara inspektorit të antikrimit që tentoi ta merrte në pyetje.
Më pas ka heshtur dhe askush nuk e ka dëgjuar të thotë diçka rreth krimit makabër.
Mësohet se 31 vjeçari është vendosur i vetëm në një qeli të paraburgimit të Vlorës. Nuk ka asnjë deklaratë të firmosur prej tij, pasi hetuesit nuk kanë mundur t’i marrin asnjë rrëfim përveçse: e vrava se më merziti.
Burime të policisë tregojnë se atij nuk i është dhënë asnjë mjekim.
Por megjithatë, gjatë gjithë kohës qëndron i heshtur dhe nuk ka treguar asnjë shenjë agresiviteti.  
Pritet mbledhja e një komisioni ku do jenë edhe mjekë psikiater për të caktuar se ku do të qëndrojë në të ardhmen.
Zani eshte diagnostikuar me çrregullime te personalitetit.
Ai ka qenë një herë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, sikurse edhe në Greqi është trajtuar me antipsikotik.
Momentin kur ai ka kryer krimin, nuk ka patur asnjë deshmitar. Ai u kap nga policia pasi i kishte prerë koken 12 vjeçarit Andrea Zani, djalit të kusherirës së tij që jeton në Greqi.

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449