Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, prej disa javësh nuk ka pasur dalje publike. Nga selia e LSI-së komunikime me mediat kanë pasur përfaqësues të kësaj partie por jo kryetarja Kryemadhi. Ajo nuk ka qenë as tek protesta tek Unaza e Re, ku javën e shkuar kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar banorët.
Por daljen e fundit Kryemadhi e ka nga një kuzhinë. Blogeri Olti Curri ka postuar një fotografi nga hyrja në shtëpinë e tij të re, ku shihet kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duke gatuar. “Hasudja më e mirë në botë për shtëpinë e re”, shkruan Curri tek fotoja, ku kryetarja e LSI-së duket duke gatuar.