Nën akuznë e prodhimit dhe shitjen e lëndëve narkotike dy vëllezër janë vënë në pranga të uniformave blu. Sipas njoftimit të policisë së Gjirokastres dy vëllezërit ishin shpallur në kërkim që prej vitit 2016. Përveç akuzës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike vëllezërit Veizi, 47 e 40 vjeç akuzohen dhe për vjedhje të energjisë elektrike.
Policia informon se personat e ndaluar janë Hodo dhe Taulant Veizi 47 dhe 40 vjeç, të cilëve në 10 mars të 2016 iu gjetën 28 thasë me kanabis, të fshehur në një magazinë për rritjen e bimëve narkotike.
Njoftimi i Policisë:
“Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr. 308, datë 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shetasin Tauland Veizi, dhe me vendim nr. 309 date 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shetasin Hodo Veizi, pasi në datën 10.03.2016 në zonën Industriale, lagja “Zinxhira”, Gjirokastër, në një magazinë të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike, pronë e cila disponohej nga këta dy shtetas, u gjetën 28 thasë me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.
Materialet në ngarkim të shtetasve Hodo dhe Tauland Veizi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 137/2 të Kodit”.