INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju shkrep pistoleta ndërsa kërcente në lokalin e natës, agjenti i FBI-së vihet nën akuzë[VIDEO]

Ju shkrep pistoleta ndërsa kërcente në lokalin e natës, agjenti i FBI-së vihet nën akuzë[VIDEO]

Publikuar më: 11:52 13-06-2018

Një agjent i FBI-së, i cili aksidentalisht plagosi një person ndërsa vallëzonte në një klub nate në Denver është akuzuar për sulm të shkallës së dytë. Agjenti, i emëruar nga policia si Chase Bishop, thuhet se ishte jashtë shërbimit në momentin që ndodhi ngjarja. Bishop po bënte një kërcim në një klub nate kur arma e tij ra nga xhepi dhe gjuajti një nga të pranishmit në këmbë. Agjenti u dorëzua në polici të martën dhe është akuzuar për sulm të shkallës së dytë. Ai do të dalë në gjyq të mërkurën për një seancë dëgjimore. "Akuza shtesë mund të paraqiten në bazë të rezultateve të analizës së përmbajtjes së alkoolit në gjak," tha zyra e Prokurorit të Rrethit të Denverit në një deklaratë për mediet të martën. Një zëdhënëse e FBI nuk pranoi të komentonte incidentin "për të ruajtur integritetin e hetimit". Videoja e incidentit që përfshinte 29-vjeçarin Bishop, është parë gjerësisht në mediet sociale. Pistoleta u shkrep ndërsa ra në dysheme dhe plagosi një person. I plagosuri nuk pësoi dëmtim që të vinte në rrezik jetën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447