INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ju thash mos e ngacmoni se është e dashura ime por smë dëgjuan'. Zbardhet dëshmia nga sherri i djeshëm

'Ju thash mos e ngacmoni se është e dashura ime por smë dëgjuan'. Zbardhet dëshmia nga sherri i djeshëm

Publikuar më: 12:10 09-05-2018

'Nuk doja ti plagosja por ju kisha thënë të mos e ngacmonin së ishte e dashura ime dhe ata nisën të më shanin', kjo është dëshmia që ka dhënë 19 vjeçari, Henri Karaj për sherrin e djeshëm përball Presidencës ku mbetën të plagosur 4 persona.

Ndër të tjera ai ka shtua se të rinjtë ishin takuar dhe një ditë më parë dhe pavarësisht se ai jua kishte bërë të qartë se ajo ishte e dashura e tij, të rinjtë nuk ja kishin vënë veshin.

Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim dhe një 19-vjeçar, shtetasi me inicialet F.S., i cili është shok me Henri Karajn. I riu ka qenë i pranishëm dje në sherr, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes.


Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219