INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juridiku i ngujuar, Senati thirrje studentëve: Lironi godinën

Juridiku i ngujuar, Senati thirrje studentëve: Lironi godinën

Publikuar më: 14:17 01-02-2019

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës i bën thirrje studentëve të lirojnë fakultetin me qëllim që studentët që duan të bëjnë mësim të ulen nëpër auditoret e tyre.

Dekani i fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha u shpreh: "Programi mësimor është detyrim ligjor. Senati do i bëjë thirrje studentëve që të bëjnë të mundur të lirojnë Fakultetin e Drejtësisë."

Brenda godinës ndodhen disa studentë, të cilët kundërshtojnë Ligjin e Arsimit të Lartë.

Disa ditë më parë, Fakulteti i Juridikut vendosi të zhvendoste mësimin në ambjentet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Por, pavarësisht kësaj zgjidhjeje të përkohshme studentët e fakultetit Juridik janë përballur me mbylljen e derës me zinxhirë, ndaj është parë e nevojshme edhe ndërhyrja e senatit të UT.

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115