Një prej burimeve të të ardhurave në Shqipëri është dhe ajo përmes parave të emigrantëve. Në vendin tonë ende shumë familje që mbajnë frymën gjallë përmes transfertave që dërgojnë të afërimit e tyre kryesisht nga Italia dhe Greqia që mbajnë dhe numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë. Emigrantët shqiptarë që mendohet se janë rreth 500 mijë në Itali, dërgojnë çdo vit afro 123 mililonë euro. Ministri Italian i Punës mësohet se është shprehur se Shqipëria është vendi i 12-të përsa i përket transfertave në dalje, e vlera kap 3% të totalit të të gjithë transfertave që kryen nga Italia. Po ka gjithësesi në 2018 një rënie krahasur me vitin 2017 me -4.9 milionë euro. Nuk mbeten pas as transfertat e parave nga Greqia drejt Shqipërisë. Paratë që dërgojnë emigrantët nga Greqia përllogariten rreth 616 milionë euro në vit. Po para krizës greke emigrantët dërgonin tek të afërmit e tyre shumë më shumë para se vitet e fundi, afro 952 milion euro.