INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ismail Kadare: Ekstremizmi fetar s’ka vend tek shqiptarët

Ismail Kadare: Ekstremizmi fetar s’ka vend tek shqiptarët

Publikuar më: 10:46 04-01-2017

Ekstremizmi fetar, një fenomen i cili po sjell shumë viktima në mbarë botën ka qënë kryefjala në një intervistë që shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka dhënë për të përditshmen kosovare “Zëri”.  Ndërsa ka shqiptarë që i janë bashkuar luftës, duke u rrjeshtuar krah ISIS, shkrimtari Ismail Kadare ka thënë se ekstremizmi fetar është diçka që bie ndesh me moralin historik shqiptar, bie ndesh me një nga shkaqet e mbijetesës së këtij kombi nëpër shekuj. Ndonëse mendon se mund të ketë prirje për të lëkundur themelet e orientimit euroatlantik të shqiptarëve, Kadare nuk beson se kjo do të ndodhë. Ismail Kadare, beson se shumica e kosovarëve janë kundër ekstremizmit fetar dhe se kjo dukuri nuk do të zhvendosë orientimin e shtetit më të ri evropian pro perëndimit.
Ismail Kadare:
“Pra harmonia fetare, që shpjegon mosrrëzimin e tij, dhe nuk ka asnjë arsye sot që papritur të ketë një drejtim të kundërt. Unë kam besim se nuk do të ecë kjo mënyrë negative e të trajtuarit të problemin fetar në Kosovë”.
Shkrimtari shqiptar ka folur edhe për pozicionim të Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Sipas Kadaresë, Kosova do të ekzistojë natyrshëm në këtë botë të re të saj, brenda Evropës.
Ismail Kadare:
“Zhvillimi kulturor, ekonomik, afirmativ, kombëtar, do të zhvillohet përmes Evropës, nëpërmjet miqësisë me Evropën, nëpërmjet integrimit në Evropë”.

Article Logic
Execution time: 0.0034501552581787