INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Asistenca sociale, Miranda Pashaj: Kriteret janë gjithëpërfshirëse, ja kush përfiton [VIDEO]

KafeIN/Asistenca sociale, Miranda Pashaj: Kriteret janë gjithëpërfshirëse, ja kush përfiton [VIDEO]

Publikuar më: 11:08 09-07-2019

Drejtoresha e Kontrollit të Pagesave të ndihmës sociale dhe paaftësisë në Shërbimin Social Shtetëror Miranda Pashaj, ka shpjeguar gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, pr.ligjin për “Asistencën Sociale” i cili po diskutohet në Kuvend.
Sipas saj, një nga ndryshimet thelbësore të ligjit të miratuar në vitin 2014, është shuma tavan e asistencës, 80 mijë lekë të vjetra, e cila tashmë nuk do të jetë më e tillë.
“Kemi një ligj të vitit 2005 i cili është ndryshuar disa herë. Skema e ndihmës ekonomike është ndryshuar rrënjësisht pas një projekti pilot 4-vjeçar në 3 qarqe të vendit. Kjo skemë shmang abuzivitetin dhe është transparente por kryesorja ka kritere gjithëpërfshirëse. Mjafton që familja në nevojë të mos ketë të ardhura ose ti ketë të pamjaftueshme dhe me një kartë identiteti aplikon pranë njësisë përkatëse vendore”, tha znj.Pashaj.
E pyetur për ankesat për mospërfitimin e ndihmës ekonomike, përfaqësuesja e Shërbimit Social tha se ekziston mundësia e apelimit të vendimit në rastet kur refuzohet asistenca sociale.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988