INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Avokatja Margarita Kola: Viktimat e dhunës në rritje, mekanizmat e ligjit s’po funksionojnë [VIDEO]

KafeIn/Avokatja Margarita Kola: Viktimat e dhunës në rritje, mekanizmat e ligjit s’po funksionojnë [VIDEO]

Publikuar më: 15:34 15-02-2019

Numri i rasteve të dhunës ndaj grave e vajzave po rritet ndjeshëm dhe para ekspertëve të cështjeve juridike, mekanizmat e ligjit për mbrojtjen nga dhuna nuk po funksionojnë.
Në intervistën e dhënë në emisionin “KafeIn”, me moderatorin Flavio Qarri, avokatja Margarita Kola tha se sipas statistikave, 2 në 3 divorce kanë si shkak dhunën në ccift.
Sipas saj, evolimi i gruas në shoqërinë shqiptare ka sjellë regres sa i takon zhvillimit të vetë shoqërisë.
“Po të shihni vendimet për autorët e dhunës apo vrasjes së grave, do të kuptoni situatën ku jemi. Mekanizmat e ligjit “Për mbrojtjen nga dhuna në familje” nuk po funksionojnë më së miri”, u shpreh avokatja Kola.
Nisur nga ngjarjet e fundit ku viktimat e dhunës denoncuan strukturat e policisë për indiferencë apo në rastet më të këqija për abuzime seksuale, avokatja Margarita Kola, tha se mentaliteti i shoqërisë pasqyrohet më së miri te rastet e policëve jo bashkëpunues për të denoncuar dhunën e mbështetur viktimën.
Avokatja tha se ligjet janë koherente me zhvillimin e shoqërisë, por ato duhet të zbatohen me rigorozitet.
Ndiqni intervistën e plotë në video

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055