Për gazetarin e sektorit të kronikës Eni Ferhati, Sajmir Tahiri nuk do të digjet, megjithë akuzat e rënda që ka ngritur Prokuroria.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, gazetari Ferhati tha se rasti “Tahiri” është unikal pasi Tahiri nuk është në burg por po hetohet në gjendje të lirë.
“Edhe në vendet afrikane po të rëndojnë këto akuza si “Trafik Droge” “Bashkëpunimin me grupet kriminale” apo “Krijimi i grupit criminal”, do duhet të ishte brenda hekurave”, tha Ferhati.
Sipas gazetarit Eni Ferhati, prokuroria dështoi në akuzat e saj, pasi në këto akuza s’ka asnjë provë të re ndaj Sajmir Tahirit.
“Jemi në të njëjtat akuza kur iu kërkua heqja e mandatit si deputet. Por Sajmir Tahiri është sot më i fortë se kurrë, pasi ai nuk po hetohet nga drejtësia italiane”, theksoi gazetari Ferhati.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë