INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Eduart Ndocaj synon Lezhën: Jam kundër Ramës dhe Bashës, kandidatët e tjerë janë kllouna [VIDEO]

KafeIN/Eduart Ndocaj synon Lezhën: Jam kundër Ramës dhe Bashës, kandidatët e tjerë janë kllouna [VIDEO]

Publikuar më: 11:51 15-05-2019

Ish-deputeti kaubojs Eduart Ndocaj ka shpallur kandidaturën për kryetar bashkie në qytetin e Lezhës.
Në një intervistë në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, Ndocaj tha se bindjet e tij janë të djathëta, madje demokristiane.
Por megjithëse hyri në politikë si deputet i Rilindjes ai ka deklaruar se nuk është as pro Ramës dhe as pro Bashës.
“Jam i zhgënjyer nga të dy. Sot përfaqësoj emigrantët që jetojnë në Itali dhe që mendoj se i kanë borxh vendit.
Sot ende drejton një qeveri komuniste dhe këtë do ta bëjnë vetëm emigrantët, që me ndryshimet ligjore do të kenë mundësinë dhe të votojnë”, tha ish-deputeti kaubojs.
Ndocaj tha se dyshon për një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës që ky i fundit të fitojë zgjedhjet vendore.
Madje ai ka shigjetuar dhe partinë e Astrit Patozit duke akuzuar kandidatin e Bindjes në Lezhë si klloun të Ramës.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383