INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/”Eksploro Evropën”, Panariti: Prespektivë e errët evropiane, shkak prishja e dialogut politik [VIDEO]

KafeIN/”Eksploro Evropën”, Panariti: Prespektivë e errët evropiane, shkak prishja e dialogut politik [VIDEO]

Publikuar më: 12:08 07-05-2019

Për ish-ministrin e jashtëm Edmond Panariti, në kohën e qeverisjes PS-LSI, Shqipëria ende nuk i ka plotësuar pesë kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian, përsa kohë nuk kemi marrë ftesën zyrtare për hapjen e negociatave.
“Prishja e dialogut politik, dalja e opozitës në rrugë, shtyu negociatat në shtator”, tha zoti Panariti.

I ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ish-ministri Panariti tha se nëse palët nuk vendosin dialogun, situata në Shqipëri mund të agravojë.

Panariti tha se qeveria nuk mund të pretendojë të jetë udhëheqëse e procesit zgjedhor.

Lidhur me ëndërrën evropiane të shqiptarëve, ish-ministri i Jashtëm tha se nga data e hapjes së negociatave, vendit tonë do t’i duhen edhe 7 vite të tjera për të qenë anëtare e familjes evropiane me të drejta të plota.
“Shqipëria ka humbur shumë kohë, kemi që në vitin 1995-1996 që kërkojmë të hyjmë në BE”, tha zoti Panariti.
Kushtet e tjera të vendosura nga BE që duhen plotësuar në parim janë: Vazhdimi i implementimit i reformave në administratën publike, pavarësia e sistemit të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553