INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ervin Bushati: Gazi lotsjellës s’ishte ushtarak, ishte prodhim gjerman dhe përdoret në protesta [VIDEO]

KafeIN/Ervin Bushati: Gazi lotsjellës s’ishte ushtarak, ishte prodhim gjerman dhe përdoret në protesta [VIDEO]

Publikuar më: 15:56 27-02-2019

Deputeti socialist Ervin Bushati në një lidhje telefonike me moderatorin Flavio Qarri, në emisionin e sotëm të “KafeIN”, ka deklaruar se gazi lotsjellës që u përdor gjatë protestës së djeshme të opozitës nuk ishte luftarak dhe as prodhim serb, por lëndë e importuar nga Gjermania, me përdorim në raste protestash.
I pyetur nga moderatori Flavio Qarri në lidhje me sjelljen e policisë ndaj protestuesve, deputeti Bushati tha se reagimi i tyre ishte korrekt dhe nuk kishte asnjë rast dhune.
Deputeti socialist ka mbrojtur dhe tezën e socialistëve se dorëzimi i mandateve lidhet me frikën e opozitës nga drejtësia e re apo vendosja e institucioneve të reja të drejtësisë.
Sipas deputetit Bushati, ka gjasa se opozita do të rikthehet në kuvend, pasi të kuptojë se kjo nuk është rruga e duhur në demokraci.
“Ata duan të marrin pushtetin në tavolinë, jashtë votës. Kjo nuk është formë demokratike”, tha deputeti Bushati.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.004094123840332