INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/GBMC, muzikë rruge në Londër: Jam i vetmi shqiptar me studion time [VIDEO]

KafeIN/GBMC, muzikë rruge në Londër: Jam i vetmi shqiptar me studion time [VIDEO]

Publikuar më: 13:51 18-06-2019

Gentian Bajrami i njohur si GBMC, është muzikant i njohur i hip hopit, këngëtar dhe autor tekstesh i cili po prodhon muzikë të rrugës dhe në kryeqytetin anglez në Londër.
GBMC, me studion e tij “Zigzag records” në Londër po bashkëpunon dhe me artistë anglezë.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, GBMC tha se ai është i vetmi shqiptar në Londër që ka studiot e tij ku prodhon muzikë rruge.
“Të bashkohesh në banda, gangs, duket sikur ne shqiptarët kemi ende frikë. Por është një imponim kulture të merresh me muzikë rruge”, tha Bajrami.
GBMC tha se në Londër po hasin probleme me policinë pasi sipas tij paragjykohen pse janë shqiptarë.
“Edhe sikur mos të jemi fajtorë, na bëjnë të ndjehemi të tillë”, tha kantautori i muzikës rep dhe hip hop.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998