INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Genc Drita: Komunat e Tiranës, jashtë projektit për zhvillimin e turizmit [VIDEO]

KafeIN/ Genc Drita: Komunat e Tiranës, jashtë projektit për zhvillimin e turizmit [VIDEO]

Publikuar më: 12:10 22-04-2019

Ish-kryetari i komunës Bërzhitë, Genc Drita, ka hedhur poshtë akuzat e politikës për korrupsion të bëra ndaj tij disa vite më parë, që e kanë etiketuar si “Peshk i madh”.
I ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, demokrati Drita tha se në fund të procesit gjyqësor mori pafajësinë, por figura e tij u dëmtua nga ky proces sipas tij krejtësisht politik.
“është një absurditet i madh me këtë sistem drejtësie që kemi. Nuk e besoj këtë sistem”, tha ish-kryekomunari i Bërzhitës.
Sa i takon procesit gjyqësor, zoti Drita tha se pavarësisht dëmtimit të imazhit askush nuk mbajti përgjigjësi, as prokurorët e cështjes as mediat që iu bashkuan skenarit politik.
Për ish-kryekomunarin, të rinjtë e komunave pranë Tiranës, Lundër, Farkë, Baldushk, Bërzhitë, Krrabë dhe Petrelë po kërkojnë të shesin pronat e tyre dhe të largohen nga vendi.
Ai është shprehur i pakënaqur dhe me projektin e qeverisë “100 fshatrat”.
“Kanë lënë jashtë Petrelën, një zonë kaq e preferuar dhe e bukur”, u shpreh ish-kryetari i komunës Bërzhitë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764