INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Luciano Boçi: Protesta e 16 marsit njësoj si e 16 shkurtit, do të menaxhohet nga qytetarët [VIDEO]

KafeIN/Luciano Boçi: Protesta e 16 marsit njësoj si e 16 shkurtit, do të menaxhohet nga qytetarët [VIDEO]

Publikuar më: 10:13 15-03-2019

Protesta e nesërme e 16 marsit e paralajmëruar nga opozita dhe protestat e tjera të organizuara më parë, për ish-deputetin demokrat Luciano Boçi janë një mesazh për kryeministrin Rama: Ose ai duhet të largohet vetë, ose do të hiqet zvarrë!
I ftuar në emisionin "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri, deputeti i PD tha se sa më shumë të vonojë kjo, aq më shumë po afrohet momenti që Rama të largohet në formën më të keqe.
"Protestat tona e kanë dhënë mesazhin. I takon kryeministrit të vendosë çdo bëjë. Pakënaqësia është rritur shumë në popull dhe këtë e kanë treguar me pjesëmarrjen e tyre.
"Pritet një protestë madhështore, pritshmëritë tona janë optimiste dhe pjesëmarrja do jetë më e madhe se e 16 shkurtit.
Kjo për t'i treguar Ramës se nuk është një konflikt mes politikës, por mes Ramës e pallateve e sarajeve të tij dhe popullit", tha ish-deputeti demokrat.

Boçi tha se protesta e 16 marsit do menaxhohet nga qytetarët, është lënë në dorë të tyre, do jetë pothuajse e njëjtë si 16 shkurti.

Sipas tij, duhet të demonstrohet qartë se përplasja është mes popullit dhe qeverisë.
"Ne nuk bëjmë thirrje për dhunë, por është në dorë të qytetarëve të reagojnë siç e ndjejnë", tha Boçi

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0017650127410889