Temë diskutimi ne ditën e sotme në KafeIN ishte matura shtetërore dhe ndryshimet e saj ndër vite. Gjatë kohës së diskutimit mbi ndryshimet që sistemi ka sjellë ndër vite, të gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë të dërgojnë mesazhe dhe të telefonojnë në studio për të diskutuar mbi temën.
Një numër shumë i madh mesazhesh ka ardhur nga maturantë dhe ish-maturantë në KafeIn të cilët në shumicën e rasteve janë shprehur se gjatë provimeve të maturës kopjohet. Përveç mesazheve, një telefonatë ka ardhur në studio nga një ish-maturant i cili është shprehur se në përfundim të provimit të matematikës, një maturanti i është ndërruar teza e pa plotësuar me një të plotësuar.
Skandalet dhe problematikat e maturës shtetërore janë çdo vit prezente, por ajo çfarë është më problematike është fakti se vetë maturantët nuk i raportojnë shkeljet të cilat ndodhin për shkak të frikës.
kafe in dencon ish maturantii from Elton Cara on Vimeo.