Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, avokatja Mirela Jorgo e ftuar gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, tha se beteja për teatrin do të fitohet nga aktorët dhe qytetarët.
Sa i takon përfshirjes së opozitës, deputetëve të saj në luftën për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, znj.Jorgo tha se ka qenë e duhura.
“Teatri nuk është vetëm i artistëve. Kjo çështje i përket dhe qytetarëve. Artistët s’mund të jenë të rëndësishëm pa publikun”, u shpreh avokatja Mirela Jorgo.
Jorgo tha se një vit më parë artistët kërkuan transparencë për projektin e Teatrit të Ri, por kjo nuk u bë.
Sipas saj, e gjithë këmbëngulja e bashkisë së Tiranës dhe qeverisë është për të favorizuar shoqërinë “Fusha” për të përfituar gjithë sipërfaqen e tokës në të cilën shtrihet Teatri.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë