Dorian Beqiri është një nga studentët protestues më aktiv. Sot ai erdhi në KafeIN për të folur me Flavion për ditën e 13-të të protestës, për kërkesat e studentëve.
Doriani foli për të infiltruarit dhe rezistencën e moshatarëve të vet. Ai fajësoi dy kampet politike për tentativat për përfitim e shuarje të protestës e megjithatë u shfaq i pashkurajuar.
Ai i ribëri thirrje studentëve për t'u bashkuar sërish sot para Kryeministrisë.
Nga ana tjetër, Flavio e ngacmoi edhe për detaje interesante nga rezistenca shumë ditore para Ministrisë së Arsimit.
Studenti tregoi se ka pasur edhe momente dashurish të reja mes studentëve, se kanë qëndruar pranë njërit- tjetrit për shumë kohë.
Për më tepër këtë intervistë plot përmbajte e humor mund ta ndiqni në këtë link: