Sot në studion e KafeIN, diskutuam një tematik mjaft interesante si: "Teknologjia, perandoria e aktualitetit."
Të ftuar ishin disa të rinj të cilët demonstruan live në emision "shpikjen" e tyre. Mario Alla, ende një nxënës shkolle na tregoi robotin e tij Mark, robot i cili i përgjigjet çdo kërkese të përdoruesit.
Ndërkohë në lidhje direkte me Gretën dhe Dejvin ishte Indri Bibajo, një tjetër i ri i talentuar, i cili na prezantoi me "Caestus".
Një dorëz multifunksionale, tepër e thjeshtë në përdorim dhe me funksione të shumta si: Flash light, komunikimi nëpërmjet saj, pa qene e nevojshme të përdorësh aparatin celular, por edhe karikim për telefonin.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: