Ligji i Arsimit të Lartë kundërshtohet dhe nga pedagogët e Universitetit të Arteve.
E ftuar në emisionin “KafeIn”, pedagogia e artit skenik, Taulanda Jupi tha se Artet meritojnë të trajtohen në mënyrë të veçantë, pasi është i vetmi universitet që ofron studime në fushën e kulturës e artit.
“Statusi i veçantë është i domosdoshëm, pasi nga kjo rrjedh pavarësia e universitetit.
Doktoratura që parashikohet në ligj, penalizon mjaft artistë nga mësimdhënia”, tha pedagogia e Arteve.
Sipas pedagoges, trajtim të veçantë meritojnë dhe studentët, pasi një studenti në Universitetin e Arteve pasi i kushton gati 5-fish shkollimi, në raport me studentët e tjerë..
Ndryshe punon një student kantoje, apo drame, e ndryshe një student në universitet tjetër.
Kjo ka kosto financiare të larta, ndaj statusi i vecantë konsiston dhe në mbështetjen financiare të universitetit”, tha pedagogia e artit skenik në Universitetin e Arteve, Taulanda Jupi.