INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Punë në Evropë, ILO: Të rinjtë shqiptarë të orientohen drejt tregut vendas [VIDEO]

KafeIN/Punë në Evropë, ILO: Të rinjtë shqiptarë të orientohen drejt tregut vendas [VIDEO]

Publikuar më: 11:15 19-04-2019

Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, e konsideron lëvizjen e lirë në kërkim të vendeve të reja të punës si nje e drejte legjitime e cdo individi.
E ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, përfaqësuesja e zyrës së ILO në Shqipëri, Zhulieta Harasani, sqaroi se Shqipëria renditet në vendin e parë ne rajon sa i takon përqindjes së atij grupi në mesin e të rinjve, të cilët në këtë moment nuk janë as në punë, as në shkollë dhe as duke ndjekur një trajnim (NEETs - Not in Employment, Education and Training).
“Banka Botërore në një raport të saj tha se gjatë vitit 2018 u hapën 68 mijë vende të reja pune në rajon, ku 32 mijë vende të reja pune vetëm në Shqipëri. Kjo është si rezultat i politikave efikase të qeverisë.
Por me rëndësi është kualifikimi i tyre.
Ndërsa lëvizja e lirë është një e drejtë e cdo personi për të zgjedhur vendin ku do të jetojë e ndërtojë të ardhmen e tij.

"Duhet të krijohen mundësi punësimi të denjë në vend”, tha përfaqësuesja e ILO në Tiranë.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.00177001953125