INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Samiti i Ballkanit, ekspertët: Kosova doli e fituar, sinjalet e Holandës  u lexuan qartë [VIDEO]

KafeIN/Samiti i Ballkanit, ekspertët: Kosova doli e fituar, sinjalet e Holandës u lexuan qartë [VIDEO]

Publikuar më: 12:12 02-05-2019

Për ekspertët e cështjeve politike, Samiti i Berlinit i dha zgjidhje tre problemeve që kanë ndezur skenën politike të Ballkanit.
Një prej tyre, ndarja e Kosovës përfundimisht u mbyll si cështje.
Pedagogu i shkencave politike, Florjan Cullhaj, tha se tre liderët, Rama, Vucic dhe Mogerini u tërhoqën nga ideja e ndryshimit të kufijve, ndërkohë që Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatave.
“Ne nuk marrim negociata, njësoj si Kosova dhe Serbia. Duket se sinjalet e Holandës u lexuan qartë sidomos nga Macron”, tha profesor Cullhaj.
Përsa i takon integrimit të vendit në BE, ekspertët mendojnë se së pari duhet të rritet vigjilenca sa i takon cështjeve të brendshme që duhet t’I zgjidhim vetë.
“Opozita ka marrë vendimin më radikal duke djegur mandatet. Për mua është gjendje e jashtëzakonshme.
Por ajo duhet të përcaktojë një axhendë politike. Ndërkohë që nga ana tjetër mazhoranca po tregon kokëfortësi duke krijuar artifica që të shfaqë një situatë normale”, u shpreh gjatë emisionit “KafeIN”, pedagogu Florian Cullhaj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551