INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Selami Xhepa: Kriza politike po rëndon ekonominë, opozita të mos bëjë veprime ekstreme [VIDEO]

KafeIN/Selami Xhepa: Kriza politike po rëndon ekonominë, opozita të mos bëjë veprime ekstreme [VIDEO]

Publikuar më: 11:13 24-04-2019

Kriza politike që ka përfshirë vendin ka efektet e saj në ekonomi.
Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa në një intervistë me moderatorin Flavio Qarri në emisionin “KafeIN” ka nënvizuar pasojat e krizës politike në sektorin e ekonomisë.
“Qëndrimi në stanjacion, mungesa e impulseve ndikon në frenimin e rritjes ekonomike”, u shpreh profesor Xhepa.
Prokurimet publike, sipas zotit Xhepa, janë në lupën e Bashkimit Evropian, një prej të cilave dhe koncensioni i aeroportit të Vlorës i cili do t’i nënshtrohet një auditimi nga Komisioni Evropian.
“Me një ekonomi të brishtë si e jona, çdo krizë brenda apo jashtë vendit sjell destabilitet në ekonominë vendase”, tha zoti Xhepa.
Për ekspertin e ekonomisë së pari duhet të zgjidhet ngërçi politik.
Sipas tij, opozita ka të drejtën e saj legjitime të kontestojë proceset demokratike që nga zgjedhjet.
“Përtej ultimatumeve për rrëzimin e qeverisë, që për mendimin tim janë tejet ekstreme, ato s’duhet të përcillen te shoqëria sidomos tek investitorët e huaj”, tha eksperti i ekonomisë Selami Xhepa.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395