“Stand up komedi” e skenaristit Alion Çaçi ka udhëtuar drejt Maqedonisë ku është ndjekur nga artdashësit e Shkupit, në teatrin kombëtar të Maqedonisë.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri, skenaristi Çaçi tha se në këtë shfaqje ishte dhe në rolin e aktorit.
“Shkupi Up fest, ose Up komedi është viti i dytë që zhvillohet në Shkup dhe mbledh të gjithë artistët nga trevat shqiptare, pra është kthyer në një traditë’, tha Çaçi.
Skenaristi thotë se shfaqja pati sukses dhe u prit shumë mirë nga qytetarët e Shkupit dhe rrethet artistike.
“Duke qenë se pjesët artistike të zhanrit të komedisë mungojnë, artdashësit e pritën mjaft mirë pjesën”, u shpreh skenaristi Alion Çaçi.
Kjo shfaqje do të vihet në skenë dhe në një prej bareve të njohura të Tiranës, ku veç humorit mund të shijojnë dhe pijet e ushqimet që do të serviren gjatë mbrëmjes.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë