INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/

KafeIN/"Te Xhoni", biznesi që po punëson djemtë me sindromën down [VIDEO]

Publikuar më: 11:46 20-06-2019

Gracian Tila është menaxheri i bar kafe "Te Xhoni" ku kamarier është një djalë me sindromën doën.
Gjatë një interviste telefonike me moderatorin e emisionit "KafeIN", Graciani tha se në këtë vend ofrohen dhe kurse aftësimi për personat me sindromën doën.
"Bar-kafe Xhoni është hapur që në muajin mars të vitit 2017 dhe gjendet në qendër të Tiranës.
Xhejmsi dhe Besi janë banakier dhe kamarier në lokal që ofrojnë shërbim në lokal. Djemtë dhe pse janë me sindromën doën ofrojnë kurset e aftësimit me persona të tjerë doën", tha Graciani.
Xhejmsi, një djalë me sindromën doën ka ardhur nga SHBA, prej muajit shtator të vitit të shkuar, dhe përvec punës në bar është një trajnues i kurseve.
Graciani tha se bari është i hapur dhe për publikun.
Sipas tij, ideja e biznesit është përqafuar dhe nga komuniteti, edhe pse është ende në hapat e para.
"Ne kemi dëshirë të ofrojmë mundësi punësimi dhe për të tjerë djem me sindromën doën", tha menaxheri i barit "Te Xhoni".

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0041630268096924