INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Telashe për Mero Bazen, gazetarja britanike: Kam gati padinë penale [VIDEO]

KafeIN/Telashe për Mero Bazen, gazetarja britanike: Kam gati padinë penale [VIDEO]

Publikuar më: 12:51 11-03-2019

Gazetarja britanike Elizabeth Taylor ka deklaruar sot gjatë intervistës në “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri se ka nisur procedurat gjyqësore për të paditur në gjykatë disa institucione që kanë refuzuar qëndrimin e saj në Shqipëri. Mes personave që do të padisë, Taylor ka përmendur dhe emrin e gazetarit dhe analistit Mero Baze që sipas saj e ka sulmuar me shkrimet e tij. E pyetur nga moderatori Flavio Qarri, gazetarja tha se arsyet e sulmit janë artikujt e saj kritikë që ajo shkroi ndaj situatës politike në Shqipëri. Qeveria shqiptare, pasi më sulmoi mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetare dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani e kanë anuluar lejen e rinovimit të qëndrimit”, ka deklaruar Taylor. Gazetarja britanike është shtatzanë dhe është në pritje të një fëmije me partnerin e saj shtetas shqiptar. Ajo ka rrëfyer për “KafeIN” se nuk do të largohet nga Shqipëria, e për këtë ka nisur betejën gjyqësore. “Unë e dua Shqipërinë pavarësisht kësaj situate”, u shpreh gazetarja britanike Elisabeth Taylor.

Article Logic
Execution time: 0.0033018589019775