Edison Konomi, kreu i Agjensisë Kombëtare të mjedisit ishte sot në KafeIN, me Flavion. Ai foli për rezultatet e fundit nga matjet në të gjithë territorin dhe në 15 pika në Tiranë.
Sipas z. Konomi, ndotja akustike apo zhurma është pasojë kryesisht e numrit të lartë të makinave dhe padisiplinimit të shoferëve.
I ngacmuar nga mesazhet në kohë reale të mbërritura në emision, sigurisht nuk munguan edhe momentet e ilaritetit. Dasmat apo fishekzjarrët e mesnatës për ditëlindje janë një shqetësim konstant për qytetarët.
Z. Konomi i tha Flavios se edhe për pallatet e reja që kanë leje mjedisore apo bizneset e zhurmshme qytetarët, nuk duhet të kenë frikë të ankohen në polici apo në bashki pasi çdo leje biznesi është e shoqëruar me leje mjedisore.
Edison Konomi i bëri gjithashtu të gjithë qytetarëve apel pasi secili prej nesh ka një ndikim të drejtpërdrejtë si në ndotjen akustike apo atë të ajrit.
Për më tepër, mos humbisni intervistën e plotë në këtë link: