INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi!'' Sa aktuale dhe sot për shumicën e shqiptarëve...

''Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi!'' Sa aktuale dhe sot për shumicën e shqiptarëve...

Publikuar më: 09:09 11-03-2019

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqime në Europë, në raport me atë që prodhon ekonomia e tyre në një vit.

Kjo e dhënë është publikuar nga Eurostat, që ka përditësuar informacionin për shpenzimet nominale. Sipas këtyre të dhënave, për Shqipërinë, shpenzimet nominale për ushqime, përbënin 31% të Prodhimit e Brendshëm Bruto. Të dhënat kanë përfshirë dy vitet e fundit dhe Kosovën ku treguesi është pak më i ulët se në Shqipëri, në 29.2%% të GDP-së.
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian, shpenzimet për ushqime në raport me atë që prodhon ekonomia në një vit janë shumë më të larta. Për mesataren e BE-së, ky tregues është vetëm 6% e GDP-së, ku më i larti është në Rumani, me 15.8% dhe më i ulëti në Irlandë dhe Luksemburg me 2.7 dhe 2.6%.
Në vlerë absolute, çdo shqiptar shpenzon për t’u ushqyer në vit 1.248 euro, nga rreth 1.800 euro që është shpenzimi mesatar në BE, por duhet të kemi parasysh që të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë vetëm sa 30% e mesatares europiane!
Në një tjetër tregues më të detajuar, të publikuara nga Eurostat, shpenzimet për bukë dhe drithëra në Shqipëri ishin sa 4.9% e GDP-së, sërish më e larta në Europë, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 3.1% të GDP-së.
Konsumi i lartë i bukës dhe brumërave është një shenjë e varfërisë dhe e nivelit të ulët të të ardhurave që siguron një vend, që është i detyruar të blejë ushqimet shtrenjtë, për shkak se një pjesë e madhe e tyre importohen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034551620483398