INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kalaja Gjirokastrës/ Deputeti apel Kumbaros: Indiferenca është faj historik ndaj këtij qyteti e mbarë kombit tonë [FOTO]

Kalaja Gjirokastrës/ Deputeti apel Kumbaros: Indiferenca është faj historik ndaj këtij qyteti e mbarë kombit tonë [FOTO]

Publikuar më: 15:03 17-02-2018

Kalaja e Gjirokastrës rrezikon të shembet si pasoje e disa çarjeve në muret e saj.

Pavarësisht se alarmi është ngritur nga mediat ende nuk ka një reagim nga Minstrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Ka mjaftuar heshtja e saj që deputeti i Gjirokastrës Vangjel Tavo ti bëj apel ministres nga faqja e tij në facebook.

“Indiferenca është faj historik ndaj këtij qyteti e mbarë kombit tonë”, shkruan Tavo .

STATUSI I PLOTË I DEPUTETIT:

“APEL Ministrisë së Kulturës Mbroni Kalanë. Mbroni identitetin e Gjirokastrës.

Sot, edhe rinia gjirokastrite i bën apel Ministrisë së Kulturës të reagojë e të marrë menjëherë masa ndaj rrezikut që i kanoset Kalasë, simbolit të historisë dhe krenarisë së kësaj treve, muret e së cilës janë krisur e po rrënohen edhe nga lagështia.

Mbroni Kalanë pasi çdo gurë i saj ka një histori për të treguar, çdo murë i saj rrëfen heroizmin dhe identitetin ndër shekuj të Gjirokastrës.

Indiferenca është faj historik ndaj këtij qyteti e mbarë kombit tonë".

6f7b0b0ff9702bb2f45cedfc0d61e3e8_L.jpg92624c55d531e531939adaa50f4e7f92_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207