INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kalendar 2016:Vladimir Putin sifdon modelet

Kalendar 2016:Vladimir Putin sifdon modelet

Publikuar më: 14:54 29-12-2015

Fansat e Vladimir Putin tani mund “të kalojnë një vit të tërë me Presidentin e tyre”, pasi në Rusi sapo është publikuar kalendari i tij për vitin 2016, ku shfaqet një Putin që pozon me veshje dhe në vende të ndryshme për çdo muaj.Kalendari i përngjan një kameleoni pasi çdo muaj, 62-vjeçari shfaqet krejtësisht ndryshe, diku shumë serioz me veshje zyrtare e diku duke bërë palestër.
Siç shihet në video, çdo muaj shoqërohet me një pozë të ndryshme të shefit të Kremlinit, por edhe me një thënie personale të tij.“Asnjë nuk do t’ia dalë të ketë një ushtri me superiore sesa Rusia”, thotë Putin. E ndërsa në një tjetër shprehje ai tregon për lidhjen e fortë që ka me qentë.Çdo fotografi është e shoqëruar me një thënie të vetë Putin, ku del qartë dashuria e tij për qentë, femrat ruse, peshkimin e deri tek fuqia ushtarake në rritje.Kalendari i Putin për 2016 u publikua nga tabloidi rus “Zvezdi i Soveti”. Ai vjen me një numër të limituar, prej 200 mijë kopiesh. Menjëherë nga dalja në treg shitjet kanë qenë të jashtëzakonshme.Kjo nuk është hera e parë që shefi i Kremlinit kthehet në një objekt marketingu, madje edhe shumë të suksesshëm.Provë për këtë shërben parfumi që mban emrin “Liderët numër 1”, ku esenca e tij sipas krijuesve është frymëzuar tërësisht nga Vladimir Putin. E ëmbël por njëkohësisht shumë e fortë, thonë ata. Çmimi i parfumit është vetëm 57 paund.Krahas Putinit, në tregun rus po ashtu mund të gjesh edhe kalendarë që kanë në qendër pikërisht diktatorin e Bashkimit Sovjetik, Josef Stalin.

Article Logic
Execution time: 0.0020339488983154