Kalifornia ndodhet nën pushtetin e flakëve.
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 20 mijë banorë janë evokuara si pasojë e zjarrit i cili përhapet me shpejtësi orë pas ore.
Shkaku i zjarreve nuk është ende i qartë, por flakët spontane në këtë periudhë të vitit janë diçka e zakonshme në shtetin e Kalifornisë.
Guvernatori i shtetit Brown shpalli gjendjen e emergjencës në 3 distriktet, ku ndodhen shumë nga kantinat e njohura të verës.
Zyrtarët paralajmërojnë se ka rrezik që flakët të zhvendosen drejt jugut të shtetit, pasi në këtë stinë fillojnë erërat Santa Anna, një fenomen natyror i njohur për rrezikun e intensifikimit të zjarreve.
Autoritetet lokale në Kaliforni kanë njoftuar banorët të jenë të përgatitur për evakuime të shpejta nëse zonat e tyre janë të rrezikuara.