INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kalimi me pagesë në Tiranë-Durrës! Ja çfarë thonë qytetarët[VIDEO]

Publikuar më: 13:36 08-11-2018

Autostrada Tiranë-Durrës do të jetë rruga e dytë për të cilën drejtuesit e mjeteve do të duhet të paguajnë. Por një rrugë me pagesë, për pasojë do të detyrojë kryesisht shoferët e transportit interurban që e bëjnë çdo ditë rrugën Tiranë-Durrës të rrisin dhe çmimet e biletës. IN Tv ka takuar sot disa udhëtarë, që e bëjnë shumë shpesh këtë rrugë. E ata japin arsye se përse do ta kenë të pamundur që të paguajnë një biletë me çmim më të lartë.
“Për ne në këtë moshë edhe një 5 lekësh ka vlerë. Mos na i heqin nga xhepi por të na japin”, tha një e moshuar.
“Jemi mësuar të na vjedhin”, shtoi një qytetar.
Ndërsa të tjerë mëndojnë të kufizojnë lëvizjet. Veç qytetarëve kundër tarifës janë edhe shoferët, të cilët pranojnë që do të jenë të detyruar të rrisin çmimin e biletave.
“Njerëzitë hezitojnë të paguajnë edhe biletën 130 lekë”, tha drejtuesi i një urbani.
Një ditë më parë Ministri Gjiknuri prezantoi vendimin se autostrada Tiranë Durrës do të bëhet me pagesë.

Article Logic
Execution time: 0.0030779838562012