Ky është momenti rrënqethës se si një kalimtar drejton një armë para një reportereje gjatë transmentimit live. Incidenti ka ndodhur në Novi Sad të Serbisë, teksa gazetarja e televizionit Radio Television of Vojvodina po raportonte mbi një ngjarje.
Video tmerruese tregon se si burri me kapuç afron armën para reporters dhe vazhdon të ecë ndërkohë që ajo vazhdon punën, megjithëse me një pamje të shokuar në fytyrë.
Pas incidentit, kanali televiziv i dërgoi ankesë Ministrisë së Brendshme në lidhje me masat e sigurisë pasi një sjellje e tillë nuk mund të tolerohet. Policia serbe e ka shpallur personin e armatosur në kërkim pavarësisht se nuk dihet nëse pistoleta ishte e vërtetë apo jo.