INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kalon në depresion, dashuria virtuale i kushtoi kaq para... Ja çfarë i bleu Braushi Enertilës, shikoni listën

Kalon në depresion, dashuria virtuale i kushtoi kaq para... Ja çfarë i bleu Braushi Enertilës, shikoni listën

Publikuar më: 14:15 01-10-2017

I verbuar nga dashuria viruale, ngeli në mes të 4 rrugëve dhe pa asnjë kacidhe në xhep, Braushi në depresion.

E hipnotizoi deri në atë pikë sa nuk i la asnjë qindarkë në xhep. Vajza me emrin “Elona Gjoka”, të cilës i ka blerë 58 dhurata me vlerë të konsiderueshme, që përllogariten deri në 60 milion lekë të vjetra.

Kjo histori mashtrimi, ka zgjatur për një kohë të gjatë, por pas përfundimit të saj, ahmeti nuk ka arritur t’i marrë më shumë se 10 milionë lekë të vjetra, por psi ka kaërkuar edhe 5 mijë euro të tjera është kërcënuar me vrasje.

Sot gazeta “Shqiptarja.com”, zbardh të plotë listën me 58 sendet me vlerë dhe dhuratat e ndryshme, që 30-vjeçari kishte blerë dhe më pas ja dorëzonte të dashurës së tij imagjinare, që bisdeonte në “FB”. Kjo histori dashurie virtuale ka lënë me pasoja depresioni 30-vjeçarin Barush Ahmetaj. Pas publikimit të historisë së mashtrimit me anë të fotove false në “Facebook” të vajzës që i mori sende me vlerë 6 milionë lekë të reja, mësohet se 30-vjeçari që shpresonte të fejohej me Enertila Beqja, ka pësuar tronditje të thellë mendore. Babai i 30-vjeçarit, Ismet Ahmetaj thotë se djali i tij është në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të së vërtetës dhe publikimit të historisë.

“…Djali po kalon një situatë të rëndë psikologjike…Ju lutem na lini të qetë pasi nëse i ndodh gjë djalit, do akuzoj juve të medias”-u shpreh ai. Ndërsa kushëriri i Bajrush Ahmetajt shprehet se përveç se ra viktimë e asaj, ai po kalon një gjendje të vështirë pas përhapjes së historisë nga media.

Disa nga gjërat që i ka blerë:

Divanë 55.000 lekë të reja
Tri dyer druri 34.000 lekë të reja
Dy unaza floriri 30.000 lekë të reja
Orë Floriri
Varëse floriri
Vëthë floriri 80.000 lekë të reja
Dy unaza floriri për prindërit
Dy varëse për prindërit
Një orë në shumën rreth 200.000 lekë
Pllaka shtrimi
Minibar
Kundërbufe
Perde për dritare
Dhomë gjumi
Ambazhurë
Tapete
Tavolinë kuzhine
Gjashtë karrige
Dy krevatë druri të vegjël
Dyshekë “Dormeo”,
Televizor i markës “Sony”Dy Tv të markës “LG”
Aparat digitalb “HD”
Lavatriçe
Frigorifer
Pistë vrapimi
36 m2 parket laminat
Tre qen
Disa zogj Kanarina
Ushqimin për to
Dy Papagaj
Dy kafazë
Dy qengja
Një këndore me kolltukë
Një kolltuk tek
Një tavolinë së bashku me karrige plastike
200.000 lekë për nipin e sëmurë
Telefoni “Iphon-6”
Telefoni “Iphon-7+”
Dhurata të tjera për fejesë.
Enë kuzhine
Lavastovilje
Frigorifer
Televizor
Pajisje për kozmetikë
5.000 euro1 mijë euro të tjera
Një palë divane të tjera
Një motor për Myrteza Beqjan
I ka marrë mbrapsht 10 mln leke.

Article Logic
Execution time: 0.0020871162414551