Të paktën 12 persona të moshuar kanë humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën nga një aksident në Teksas.
Ngjarja ka ndodhur në qarkun Uvalde, ku një autobus me besimtarë të një kishe u përplas kokë më kokë me një kamionçinë.
Viktimat ishin pjesë e kishës Baptist, ndërsa dy të plagosurit ishin shoferi dhe një prej pasagjerëve.
Një dëshmitar i cili ishte në vendin e aksident tha se menjëherë njoftoi autoritetet.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.