Policia kanadeze ka deklaruar se ka ndërhyrë duke ndaluar një person pas një dyshimi për “kërcënim potencial terrorist”. Një zyrtar i lartë policor, në kushte anonimiteti i ka thënë Associated Press se personi planifikonte përdorimin e një bombe për të kryer sulm në një zonë publike. I dyshuari është Aaron Driver 23 vjeç, i cili vitin e kaluar është arrestuar pasi hapur ka përkrahur militantët e Shtetit Islamik në rrjete sociale. Driver nuk është akuzuar për asnjë krim, por në muajin shkurt ai me vendim gjykate, lëvizjet i ka pasur të kufizuara.
Vendimi gjyqësor thoshte se ai nuk duhej të përdorte rrjetet sociale, kompjuterat dhe se nuk duhej të kontaktonte me grupe ekstremiste siç është Shteti Islamik.