Në një nga ditët e udhëtimit me fluks më të madh, shumë pasagjerë avionesh ngecën në pritje të gjata me orë për shkak të një difekti kompjuterik.
Shumë aeroporte në New York, Houston, Atlanta dhe Miami u prekën nga këto vonesa në një ditë pushimi për të gjithë Amerikën. Problemi kompjuterik u kthye në një çështje kombëtare për shkak të shtrirjes së pasojave në aeroportet më të mëdha amerikane. Ky problem shkaktoi vonesa që varionin nga 30 minuta deri në 2 orë për qindra njerëz që në vend të udhëtonin përfunduan duke pritur në radhë të pafundme njerëzish që nuk lëvizën me orë. Përdorues të Twitter ngritën në pikëpyetje mundësinë e një sulmi kibernetik, por nuk ekzistonin gjurmë që vërtetonin piraterinë kompjuterike.